Bar, Crna Gora
31 Oct. 2026.
post-image

Opština Ulcinj: Istorijsko ostvarenje budžeta

Izvor, foto: Opština Ulcinj/FB

Odbornici Skupštine opštine (SO) Ulcinj usvojili su značajne odluke usmjerene ka efikasnijoj i ekonomičnijoj administraciji i unapređenju kvaliteta javnih usluga na prvoj sjednici drugog redovnog zasijedanja Skupštine opštine Ulcinj koja je održana juče.

Jedna od odluka bilo je usvajanje rebalansa budžeta Opštine Ulcinj u iznosu od 21,9 miliona eura.

-Ovo predstavlja važan korak ka boljem planiranju javnih finansija, povećanju efikasnosti i realizaciji konkretnih investicija u interesu građana.

Uz istorijsko ostvarenje budžeta, koje je premašilo 18 miliona eura, pokazujemo da odgovorno upravljanje, dobro planiranje i transparentnost daju rezultate.

Od putne i sportske infrastrukture, preko javnih parkova, obrazovanja, kulture i sporta, do turističke promocije, naš cilj je da se svaki euro opštinskog budžeta pretvori u dodatnu vrijednost za naš grad i njegove građane.

Svjesni smo da izazovi i dalje postoje i da je pred nama još mnogo posla. Ipak, uz rad, odgovornost i posvećenost, nastavićemo da doprinosimo daljem razvoju Ulcinja.

Budžet ne posmatramo samo kroz brojke, već kao odgovornost prema građanima i priliku da gradimo bolji Ulcinj za sve. Transparentnost, razvoj i javni interes ostaće u središtu našeg djelovanja-navode iz Opštine Ulcinj.

Još jedna značajna odluka bila je usvajanje Odluke o osnivanju Društva sa ograničenom odgovornošću „Gradski prevoz – Ulcinj“, zajedno sa Statutom društva i imenovanjem njegovog prvog direktora.

-Ova odluka predstavlja važan korak ka unapređenju javnog prevoza u našoj opštini i rezultat je višegodišnjeg angažovanja Opštine Ulcinj, posredstvom Sekretarijata za komunalne djelatnosti i stambena pitanja.

Za funkcionisanje javnog prevoza obezbijeđeno je sedam autobusa, od kojih pet manjih sa po 21 mjestom i dva gradska autobusa sa po 23 sjedeća mjesta, prilagođena i osobama sa invaliditetom, kao i roditeljima sa dječijim kolicima.

Sekretarijat je takođe pripremio plan linija, red vožnje i autobuska stajališta, uzimajući u obzir i potrebe prevoza učenika.

U narednom periodu očekuje se završetak neophodnih administrativnih i organizacionih procedura, kako bi javni prevoz što prije bio stavljen u funkciju i na raspolaganje građanima Ulcinja, omogućavajući lakše, bezbjednije i organizovanije kretanje.

Takođe, odbornici Skupštine opštine Ulcinj usvojili su novi cjenovnik DOO „Vodovod i kanalizacija“, kojim je predviđeno dodatno smanjenje cijene vode za građane Ulcinja-zaključuje se u saopštenju Opštine Ulcinj.

***

Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Ulqinit miratuan vendime të rëndësishme që synojnë një administratë më efikase dhe më ekonomike, si dhe ngritjen e nivelit të shërbimeve publike

Sot u mbajt mbledhja e parë e sesionit të dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, gjatë së cilës u miratuan disa pika të rëndësishme të rendit të ditës.

Një ndër vendimet ishte miratimi i ribalancimit të buxhetit të Komunës së Ulqinit, në vlerë prej 21,9 milionë eurosh.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt planifikimit më të mirë të financave publike, rritjes së efikasitetit dhe realizimit të investimeve konkrete në shërbim të qytetarëve.

Me një realizim historik të buxhetit, që ka tejkaluar 18 milionë euro, dëshmojmë se menaxhimi i përgjegjshëm, planifikimi i mirë dhe transparenca japin rezultate.

Nga infrastruktura rrugore dhe sportive, te parqet publike, arsimi, kultura, sporti dhe promovimi turistik, synimi ynë është që çdo euro e buxhetit komunal të shndërrohet në vlerë të shtuar për qytetin dhe qytetarët tanë.

Jemi të vetëdijshëm se sfidat mbeten dhe se ka ende shumë për të bërë. Megjithatë, me punë, përgjegjësi dhe përkushtim, do të vazhdojmë të punojmë për zhvillimin e mëtejshëm të Ulqinit.

Buxhetin nuk e shohim thjesht si shifra, por si përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe si mundësi për të ndërtuar një Ulqin më të mirë për të gjithë.

Transparenca, zhvillimi dhe interesi publik do të mbeten në qendër të punës sonë.

Një tjetër vendim i rëndësishëm ishte miratimi i Vendimit për themelimin e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar “Transporti Urban – Ulqin”, së bashku me statutin dhe emërimin e drejtorit të parë të saj.

Ky vendim përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të transportit publik në komunën tonë dhe është rezultat i angazhimit disavjeçar të Komunës së Ulqinit, përmes Sekretariatit për Veprimtari Komunale dhe Çështje Banesore.

Për funksionimin e transportit publik janë siguruar shtatë autobusë, pesë prej të cilëve me nga 21 vende dhe dy autobusë urbanë me nga 23 vende ulëse, të përshtatur edhe për personat me aftësi të kufizuara dhe prindërit me karroca fëmijësh.

Sekretariati ka përgatitur gjithashtu planin e linjave, oraret dhe vendndalimet, duke marrë parasysh edhe nevojat për transportin e nxënësve.

Në vijim pritet përfundimi i procedurave të nevojshme administrative dhe organizative, me qëllim që transporti publik të vihet sa më parë në shërbim të qytetarëve të Ulqinit, duke mundësuar një lëvizje më të lehtë, më të sigurt dhe më të organizuar.

Gjithashtu, këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Ulqinit miratuan çmimoren e re të SHPK-së “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, e cila parasheh një ulje shtesë të çmimit të ujit për qytetarët e Ulqinit.