Bar, Crna Gora
16 Nov. 2025.
post-image

Ulcinj: Pokrenut postupak za izgradnju Dnevnog centra za djecu i odrasle sa posebnim potrebama

Izvor: Opština Ulcinj

Foto: Renderi

Opština Ulcinj objavila je tender za izgradnju Dnevnog centra za djecu i odrasle sa posebnim potrebama, projekta koji predstavlja značajan korak ka unapređenju socijalne inkluzije i kvaliteta života najosjetljivijih članova naše zajednice, saopšteno je iz lokalne uprave.

Prema zvaničnom oglasu, rok za podnošenje prijava traje od 11. novembra do 12. decembra 2025. godine, dok je ukupna vrijednost projekta, sa uračunatim PDV-om, 2,2 miliona eura.

-Planirano je da novi objekat ima površinu od 1.400 m², što će omogućiti stvaranje funkcionalnog, sigurnog i savremenog prostora prilagođenog potrebama djece i odraslih sa smetnjama u razvoju.

Dnevni centar će, pored prostorija za boravak i stručnu podršku, sadržati i posebne sale za edukativne programe, radionice, fizioterapiju, rekreativne aktivnosti i treninge, kao i prostor za organizaciju različitih društvenih i kulturnih događaja.

Posebno je važno istaći da će, osim djece i mladih, boravak u centru biti omogućen i odraslim osobama starijim od 27 godina, čime se obezbjeđuje kontinuirana podrška i briga za osobe sa smetnjama u razvoju tokom cijelog životnog ciklusa.

Izgradnja ovog objekta ima za cilj da obezbijedi okruženje u kojem će korisnici moći da razvijaju svoje sposobnosti, stiču nova znanja i vještine, te se na najbolji način integrišu u društveni život grada.

Pokretanje ovog postupka pokazuje posvećenost lokalne samouprave unapređenju socijalnih usluga i stvaranju jednakih mogućnosti za sve građane.

Realizacija projekta doprinijeće ne samo korisnicima i njihovim porodicama, već i čitavoj zajednici, kroz jačanje solidarnosti, empatije i međusobnog razumijevanja.

Ovo je samo jedan od koraka u pravcu stvaranja pristupačnijeg i humanijeg okruženja za sve građane Ulcinja-objavili su ovim povodom iz Opštine Ulcinj.

Nis procedura për ndërtimin e Qendrës Ditore për fëmijë dhe të rritur me nevoja të veçanta në Ulqin

Komuna e Ulqinit ka shpallur tenderin për ndërtimin e Qendrës Ditore për fëmijë dhe të rritur me nevoja të veçanta, një projekt që paraqet një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të përfshirjes sociale dhe cilësisë së jetës së anëtarëve më të ndjeshëm të komunitetit tonë.

Sipas shpalljes zyrtare, afati për dorëzimin e ofertave zgjat nga 11 nëntori deri më 12 dhjetor 2025, ndërsa vlera e përgjithshme e projektit, me përfshirje të TVSH-së, është 2.2 milionë euro.

Parashikohet që objekti i ri të ketë një sipërfaqe prej 1.400 m², gjë që do të mundësojë krijimin e një hapësire funksionale, të sigurt dhe moderne, të përshtatur për nevojat e fëmijëve dhe të rriturve me aftësi të kufizuara.

Qendra Ditore, përveç hapësirave për qëndrim dhe mbështetje profesionale, do të përfshijë edhe salla të veçanta për programe edukative, punëtori, fizioterapi, aktivitete rekreative dhe trajnime, si dhe hapësira për organizimin e ngjarjeve të ndryshme shoqërore dhe kulturore.

Është veçanërisht e rëndësishme të theksohet se, përveç fëmijëve dhe të rinjve, qëndrimi në qendër do të mundësohet edhe për personat e rritur mbi moshën 27 vjeç, duke siguruar kështu mbështetje dhe kujdes të vazhdueshëm për personat me aftësi të kufizuara gjatë gjithë ciklit të jetës.

Ndërtimi i këtij objekti ka për qëllim krijimin e një mjedisi ku përfituesit do të mund të zhvillojnë aftësitë e tyre, të fitojnë njohuri dhe shkathtësi të reja, si dhe të integrohen sa më mirë në jetën shoqërore të qytetit.

Nisja e kësaj procedure tregon përkushtimin e vetëqeverisjes lokale për përmirësimin e shërbimeve sociale dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët.

Zbatimi i këtij projekti do të sjellë përfitime jo vetëm për përdoruesit dhe familjet e tyre, por edhe për tërë komunitetin, përmes forcimit të solidaritetit, empatisë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.

Ky është vetëm një nga hapat drejt krijimit të një mjedisi më të qasshëm dhe më human për të gjithë qytetarët e Ulqinit.