Bar, Crna Gora
22 May. 2025.
post-image

Ulcinj: Završen glavni projekat za izgradnju Dnevnog centra za djecu i osobe starije od 27 godina (FOTO)

Izvor, foto: Opština Ulcinj

Završen je glavni projekat za izgradnju Dnevnog centra za djecu i osobe starije od 27 godina sa smetnjama i teškoćama u razvoju, urađen na inicijativu Dnevnog centra za djecu i omladinu sa smetnjama i teškoćama u razvoju “Sirena”. Cjelokupan proces pratili su i koordinisali Sekretarijat za komunalne i stambene djelatnosti i Sekretarijat za prostorno planiranje i održivi razvoj, uz podršku predsjednika Opštine, navodi se u saopštenju ova dva sekretarijata Opštine Ulcinj.

 Parcela na kojoj je planirana izgradnja, na inicijativu Opštine Ulcinj, data je Opštini na korišćenje od strane Vlade Crne Gore.

Izradu glavnog projekta izvršila je firma OptimusProject DOO, dok je reviziju izvršila firma Ingenium DOO.


Ukupna procijenjena vrijednost investicije iznosi oko 1,700.000 eura, dok je u budžetu Sekretarijata za komunalne i stambene djelatnosti Opštine Ulcinj za 2025. opredijeljeno 500.000 eura za realizaciju prve faze projekta.

-Objekat će biti u potpunosti prilagođen potrebama djece i odraslih sa različitim vrstama smetnji u razvoju, poštujući sve standarde pristupačnosti, bezbjednosti i inkluzije.

Ova investicija ima poseban značaj za našu lokalnu zajednicu, jer će obezbijediti organizovanu i stručnu podršku jednoj od najosjetljivijih kategorija naših sugrađana, kao i značajno olakšati svakodnevni život njihovih porodica-zaključuje se u saopštenju Sekretarijata za komunalne i stambene djelatnosti i Sekretarijata za prostorno planiranje i održivi razvoj

Komuna e Ulqinit njofton opinionin publik se është përfunduar projekti kryesor për ndërtimin e Qendrës Ditore për fëmijë dhe persona mbi moshën 27 vjeç me pengesa dhe vështirësi në zhvillim.

Projekti është hartuar me iniciativë të Qendrës Ditore për fëmijë dhe të rinj me nevoja të veçanta Sirena, ndërsa i gjithë procesi është ndjekur dhe koordinuar nga Sekretariati për Veprimtari Komunale dhe Banesore dhe Sekretariati për planifikim hapësinor dhe zhvillim të qëndrueshëm, nën mbështetjen e Kryetarit të Komunës.

Parcela në të cilën planifikohet ndërtimi, me iniciativën e Komunës së Ulqinit, është dhënë në shfrytëzim Komunës nga ana e Qeverisë së Malit të Zi.

Përpunues i projektit është kompania OptimusProject, ndërsa revidimi është kryer nga kompania Ingenium.

Vlera e përgjithshme e investimit është vlerësuar në rreth 1.700.000 euro, ndërsa në buxhetin e Sekretariatit për veprimtari komunale dhe banesore të Komunës së Ulqinit për vitin 2025 janë paraparë 500.000 euro për realizimin e fazës së parë të projektit.

Objekti do të jetë tërësisht i përshtatur për nevojat e fëmijëve dhe të rriturve me pengesa të ndryshme në zhvillim, duke respektuar të gjitha standardet e qasshmërisë, sigurisë dhe përfshirjes.

Ky investim ka një rëndësi të veçantë për komunitetin tonë lokal, pasi do të sigurojë mbështetje të organizuar dhe profesionale për një nga kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve tanë, si dhe do të lehtësojë në mënyrë të konsiderueshme jetën e përditshme të familjeve të tyre-Sekretariati për veprimtari komunale dhe banesore. Sekretariati për planifikim hapësinor dhe zhvillim të qëndrueshëm.