Bar, Crna Gora
9 Sep. 2026.
post-image

Ulcinj: Završena gradnja kanalizacionog sistema za četiri naselja (VIDEO)

Izvor: Opština Ulcinj

Foto: Feral.bar

Danas je u Opštini Ulcinj izvršena primopredaja završenih radova na projektu „Prikupljanje i odvođenje atmosferskih i kanalizacionih voda za naselja Kodre, Totoši, Bijela Gora i Donja Bratica u Opštini Ulcinj“, ukupne vrijednosti oko 5 miliona eura.

Realizacijom ovog značajnog infrastrukturnog projekta izgrađeno je 14,45 kilometara kanalizacione mreže, čime su značajno unaprijeđeni uslovi za efikasnije prikupljanje i odvođenje otpadnih i atmosferskih voda u obuhvaćenim naseljima.

Projekat je finansiran kreditnim sredstvima Evropske investicione banke (EIB), a izvođač radova bila je kompanija SPIGA S.r.l., dok je stručni nadzor vršila kompanija C & S Di Giuseppe Ingegneri Associati S.r.l.

Svečanoj primopredaji prisustvovali su predstavnici lokalne i državne uprave, Evropske investicione banke, izvođača i drugih partnera na projektu.

Prisutnima su se obratili predsjednik Opštine Ulcinj Genci Nimanbegu, šef Predstavništva Evropske investicione banke (EIB) u Crnoj Gori Davor Kunc i državni sekretar u Ministarstvu ekologije Zoran Dabetić, ističući značaj realizacije ovog projekta za dalji infrastrukturni razvoj Ulcinja, unapređenje komunalnih usluga i kvalitet života građana.

-Završetak ovog projekta predstavlja važan korak ka modernizaciji kanalizacione infrastrukture i stvaranju kvalitetnijih i održivijih uslova života u naseljima Kodre, Totoši, Bijela Gora i Donja Bratica.

Nastavljamo sa ulaganjima u infrastrukturu i projekte koji doprinose održivom razvoju i boljem kvalitetu života svih građana Ulcinja-navode iz Opštine Ulcinj.

U përfundua një projekt i rëndësishëm infrastrukturor në Ulqin

Sot, në Komunën e Ulqinit, u bë dorëzim-pranimi i punimeve të përfunduara në kuadër të projektit „Grumbullimi dhe largimi i ujërave atmosferike dhe të kanalizimit për vendbanimet Kodra, Totosh, Mali i Bardhë dhe Bratica e Poshtme në Komunën e Ulqinit“, me vlerë të përgjithshme prej rreth 5 milionë eurosh.

Me realizimin e këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor janë ndërtuar 14,45 kilometra rrjet kanalizimi, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet për grumbullimin dhe largimin më efikas të ujërave të zeza dhe atmosferike në vendbanimet e përfshira në projekt.

Projekti është financuar përmes mjeteve kreditore të Bankës Evropiane të Investimeve (BEI), ndërsa realizues i punimeve ishte kompania SPIGA S.r.l. Mbikëqyrjen profesionale të punimeve e kreu kompania C & S Di Giuseppe Ingegneri Associati S.r.l.

Në ceremoninë e dorëzim-pranimit morën pjesë përfaqësues të pushtetit lokal dhe shtetëror, Bankës Evropiane të Investimeve, realizuesit të punimeve dhe partnerëve të tjerë të përfshirë në projekt.

Të pranishmëve iu drejtuan kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, shefi i Përfaqësisë së Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) në Mal të Zi, Davor Kunc, si dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Ekologjisë, Zoran Dabetiq.

Në fjalimet e tyre ata theksuan rëndësinë e realizimit të këtij projekti për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës së Ulqinit, përmirësimin e shërbimeve komunale dhe rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Përfundimi i këtij projekti përbën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës së kanalizimit dhe krijimit të kushteve më cilësore dhe të qëndrueshme të jetesës në vendbanimet Kodra, Totosh, Mali i Bardhë dhe Bratica e Poshtme.

Vazhdojmë me investime në infrastrukturë dhe në projekte që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve të Ulqinit.