Bar, Crna Gora
10 Jun. 2026.
post-image

Bajraktari Nimanbeguu: Prošetajte gradom da vidite u kakvom je stanju, za drugo nemate kapaciteta

Izvor, foto: Omer Bajraktari/FB

Predsjednik Opštinskog odbora i odbornik GP URA u SO Ulcinj Omer Bajraktari, reagovao je povodom saopštenja predsjednika Opštine Ulcinj Gencija Nimanbegua. Reagovanje prenosimo integralno:

-Poštovani gospodine Nimanbegu!

Beskorisno je raspravljati sa Vama, sa čovjekom koji je preko 20 godina u svakoj vlasti, a i dalje su im krivi svi drugi, pojedinci ili partije, za bilo koji problem u gradu.

Ali, dobro Vaše saopštenje ima makar jednu dobru stvar: to je da znamo da ste, hvala Bogu, živi i zdravi.

A još kada bi sa svojim saradnicima pješke šetali gradom, bolje bi ste uvidjeli u kakvom je stanju naš Ulcinj na pragu turističke sezone. Počnite od toga, jer za drugo nemate kapaciteta.

Ja, gospodine Nimanbegu, nisam niti želim da budem profesionalni političar kao vi koji želi da traje 30 godina.

I dok sam obavljao funkciju predsjednika Opštine bavio sam se gradom, a ne partijom. Zato je bilo 70% građana zadovoljno mojim radom i radom mojih saradnika.

Bile su dvije godine za koje su građani prvi put osjetili pozitivne promjene dok sada osjećaju prašinu i maglu.

Vidjeli su građani da opština poslije 20 godina može da ima pun budžet koji se njima vraća kroz razne servise dok sada opet vladaju partijski interesi kroz mega administraciju i lažne ugovore i radove koje plaćaju građani.

Najveće investicije i poduhvati koji smo sanjali su počeli da se realizuju u to vrijeme, a vi ste ne putu da vratite opet korupciju na velika vrata jer nemate kontrolu niti nad Opštinom niti nad partijom.

Sa zadovoljstvom smo se bavili i kulturom, sportom, obrazovanjem, poljoprivredom, napravili nevjerovatne manifestacije, obišli praktično svaki dio naše opštine.

I što je najvažnije: bili smo uvijek uz građane u svako vrijeme i na svakom mjestu.

Da smo nastavili sa radom još dvije godine danas bi bili bageri kod Pošte gradeći novi bulevar i već bi počeo da se gradi novi hotel sa 5 zvjedica kao novi katalizator turizma u gradskom jezgru.

I budite sigurni da ćemo realizovati te planove jer građani jasnije nego ikada vide razlike u radu.

Koliko ste neznaveni govori i činjenica da je Gradski park počeo da se radi 2023. kada smo sklopili sporazum sa "Jedinstvom" da se višak materijala tu deponuje kako bi izravnali teren jer je bila rupa od dva metra.

Tu smo uštedjeli preko 100.000 eura dok je Vaš odbornik/poslanik u Skupštini opštine javno govorio protiv tog projekta tokom rasprave o budžetu. Eto, takva vam je svaka istina!

I još jedan savjet za Vas: nemojte izgradnju Dnevnog centra "Sirena" da upotrebljavate zaVaše političke pamflete jer je to projekat humane prirode kojeg nismo namjerno promovisali, a Vi nađite Vaše razloge da ga ne promovišete.

***

I nderuar z. Nimanbegu,

Është e kotë të debatohet me Ju, me një njeri që ka qenë pjesë e çdo pushteti për më shumë se 20 vjet dhe që ende fajëson të tjerët, individë apo parti, për çdo problem të qytetit.

Megjithatë, deklarata Juaj ka të paktën një anë pozitive: tani e dimë se, falë Zotit, jeni gjallë dhe me shëndet të mirë.

E nëse Ju dhe bashkëpunëtorët tuaj do të ecnit më shpesh në këmbë nëpër qytet, do ta kuptonit më mirë gjendjen në të cilën ndodhet Ulqini ynë në prag të sezonit turistik.

Filloni nga kjo, sepse për gjëra të tjera nuk keni kapacitet.

Unë, z. Nimanbegu, nuk jam dhe as nuk dua të jem politikan profesionist si Ju, që synon të qëndrojë për 30 vjet.

Gjatë mandatit tim si Kryetar i Komunës, në vend të parë kam vënë qytetin dhe interesin e qytetarëve, e jo partinë.

Prandaj, 70% e qytetarëve ishin të kënaqur me punën time dhe të bashkëpunëtorëve të mi.

Ishin dy vite gjatë të cilave qytetarët për herë të parë ndien ndryshime pozitive, ndërsa sot ndiejnë pluhur dhe mjegull.

Qytetarët e kuptuan se komuna, pas 20 vitesh, mund të ketë një buxhet të plotë dhe të qëndrueshëm, i cili u kthehej atyre përmes investimeve dhe shërbimeve të ndryshme, ndërsa sot sërish mbizotërojnë interesat partiake përmes një administrate të stërmadhe dhe kontratave e punimeve fiktive që paguhen nga vetë qytetarët.

Investimet dhe projektet më të mëdha që dikur vetëm i ëndërronim filluan të realizoheshin në atë periudhë, ndërsa Ju jeni në rrugën e kthimit të korrupsionit me dyer të mëdha, sepse nuk keni kontroll as mbi Komunën dhe as mbi partinë.

Me përkushtim jemi marrë edhe me kulturën, sportin, arsimin dhe bujqësinë, kemi organizuar manifestime të jashtëzakonshme dhe kemi vizituar pothuajse çdo pjesë të komunës sonë.

 Dhe më e rëndësishmja: kemi qenë gjithmonë pranë qytetarëve, në çdo kohë dhe në çdo vend.

Po të kishim vazhduar punën edhe dy vite të tjera, sot do të ishin në vijim punomet pranë Postës duke ndërtuar bulevardin e ri dhe tashmë do të kishte filluar ndërtimi i një hoteli të ri me 5 yje, si katalizator i ri i turizmit në qendrën urbane të qytetit.

Mund të jeni të sigurt se këto plane do t’i realizojmë, sepse qytetarët më qartë se kurrë po i shohin dallimet në mënyrën e qeverisjes.

Sa pak e njihni situatën, tregon edhe fakti se Parku i Qytetit ka filluar të realizohet që në vitin 2023, kur ne arritëm marrëveshje me “Jedinstvo”-n që materijali i tepërt të depozitohej aty për të niveluar terrenin, pasi bëhej fjalë për një gropë prej rreth dy metrash.

Me këtë kursyem mbi 100.000 euro, ndërsa këshilltari/deputeti Juaj në Kuvendin Komunal fliste publikisht kundër këtij projekti gjatë diskutimit për buxhetin.

Ja, e tillë është secila nga “të vërtetat” tuaja!

Dhe një këshillë tjetër për Ju: mos e përdorni ndërtimin e Qendrës Ditore “Sirena” për pamfletet Tuaja politike, sepse bëhet fjalë për një projekt me karakter human, të cilin ne qëllimisht nuk e kemi promovuar, e ju gjeni arsyet Tuaja që ta mos e promovoni-Omer Bajraktari.