Nimanbegu i Gondžja: Plovnost Bojane važan potencijal za razvoj turizma
Izvor, foto: Opština Ulcinj
U okviru sajma Tourism Fair Albania u Tirani, predsjednik Opštine Ulcinj Genci Nimanbegu održao je zvanični sastanak sa ministrom turizma, kulture i sporta Republike Albanije Blendijem Gondžja sa kojim je razgovarao o više pitanja od posebnog značaja za obje strane, s posebnim akcentom na plovnost rijeke Bojane, važnim potencijalom za razvoj turizma i lokalne ekonomije, saopšteno je iz Opštine Ulcinj.
U fokusu razgovora bila je i izgradnja mosta preko rijeke Bojane, kao projekat od strateškog značaja za unapređenje infrastrukturnih veza i jačanje prekogranične saradnje.
-Sagovornici su istakli potrebu za institucionalnom koordinacijom i zajedničkim angažmanom u realizaciji projekata koji direktno doprinose održivom razvoju regiona.
Sastanak je ocijenjen kao važan korak ka jačanju saradnje Opštine Ulcinj i institucija Republike Albanije, naročito u oblastima turizma, kulture, sporta i infrastrukturnih projekata od zajedničkog interesa-navode iz lokalne uprave.
***
Në kuadër të panairit Tourism Fair Albania, në Tiranë, Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, zhvilloi një takim zyrtar me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë, Blendi Gonxhja.
Gjatë këtij takimi u diskutua për disa çështje me rëndësi të veçantë për të dyja palët, me theks të veçantë në lundrueshmërinë e lumit Buna, si një potencial i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.
Në fokus të bisedimeve ishte gjithashtu edhe ura mbi lumin Buna, si një projekt me rëndësi strategjike për përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar.
Të dy bashkëbiseduesit theksuan nevojën për koordinim institucional dhe angazhim të përbashkët për realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.
Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit mes Komunës së Ulqinit dhe institucioneve të Shqipërisë, veçanërisht në fushat e turizmit, kulturës, sportit dhe projekteve infrastrukturore me interes të përbashkët.