Bar, Crna Gora
11 May. 2025.
post-image

Opština Ulcinj: Turistička sezona otvorena, a plaže bez vlasnika

Izvor, foto: Opština Ulcinj

Opština Ulcinj izražava ozbiljnu zabrinutost zbog alarmantnog stanja kupališta uoči početka turističke sezone. Imajući u vidu da su kupališta jedan od najznačajnijih turističkih resursa, nedopustivo je da se prema njima postupa sa tolikom neodgovornošću, saopšteno je iz Opštine Ulcinj.

Za ovakvo stanje, dodaju, odgovornost snosi ne samo Javno preduzeće za upravljanje morskim dobrom (JPMD) već i Ministarstvo prostornog planiranja i državne imovine, kao i Ministarstvo turizma “koji svojim nepostupanjem dovode u pitanje razvoj turizma u Crnoj Gori i ekonomsku održivost primorskih opština”.

-Nepripremljenost kupališta, opšta neizvjesnost u vezi s postupkom dodjele zakupa, kao i pokušaji prikrivanja manjkavosti tendera, jasno potvrđuju ono na šta je Opština Ulcinj upozoravala još prije njegovog raspisivanja.

Nažalost, još jednom se potvrđuje da JP „Morsko dobro“ nije sposobno da sprovede tenderski postupak na zakonit i transparentan način.

Do današnjeg dana nijedan ugovor sa korisnicima morskog dobra na teritoriji Opštine Ulcinj nije zaključen, dok istovremeno postoje indicije da preduzeće planira raspisivanje još jednog tendera – što bi predstavljalo dodatni udarac za lokalne zajednice i turizam u cjelini.

Zbog nestručnog i neodgovornog pristupa, zakupci su dovedeni u krajnje nezavidan položaj-navode iz Opštine.

Posljedica toga je, ističu, da kupališta nijesu bila spremna za prijem prvomajskih turista “što je ranijih godina bila ustaljena praksa”.

-Umjesto da se omogući stabilnost i sigurnost u pripremi sezone, radi se na poništavanju tendera za određene lokacije.

Opština Ulcinj s punim pravom izražava nezadovoljstvo ovakvim razvojem događaja.

Smatramo da je tender trebalo odložiti, a postojeće ugovore produžiti Aneksom za sezonu 2025. godine.

To bi omogućilo da se sve buduće procedure sprovedu u skladu sa zakonom, podzakonskim aktima i uz punu transparentnost – kako se to čini u razvijenim turističkim destinacijama.

Trenutno stanje kupališta, stagnacija u unapređenju turističke ponude i promašene javne politike, na koje je Opština Ulcinj više puta ukazivala, potvrđuju da je JP „Morsko dobro“ odavno prestalo da obavlja funkciju zbog koje je osnovano.

Zbog toga smatramo da je krajnje vrijeme da se to preduzeće transformiše u Agenciju, što bi bio prihvatljiv model za sve primorske opštine.

Pozivamo Skupštinu Crne Gore da hitno razmotri izmjene i dopune Zakona o morskom dobru, kao i drugih relevantnih zakona.

Samo kroz suštinsku decentralizaciju možemo omogućiti opštinama da adekvatno upravljaju sopstvenom teritorijom i obezbijede održivi razvoj lokalnih zajednica-zaključuje se u saopštenju.

Sezoni turistik është hapur me plazhe pa pronar

Komuna e Ulqinit shpreh shqetësim serioz për gjendjen alarmante të plazheve në prag të fillimit të sezonit turistik. Duke pasur parasysh se plazhet janë një nga burimet më të rëndësishme turistike, është e papranueshme që ndaj tyre të sillet me një papërgjegjshmëri të tillë. Për këtë gjendje, përgjegjësinë nuk e mban vetëm Ndërmarrja Publike për Të Mirat Detare, por edhe Ministria e Planifikimit Hapësinor dhe Pasurisë Shtetërore, si dhe Ministria e Turizmit, të cilat me mosveprimin e tyre vënë në pikëpyetje zhvillimin e turizmit në Mal të Zi dhe qëndrueshmërinë ekonomike të komunave bregdetare.

Papërgatitja e plazheve, pasiguria e përgjithshme në lidhje me procedurat e dhënies me qira, si dhe përpjekjet për të fshehur mangësitë e tenderit, konfirmojnë qartë atë për të cilën Komuna e Ulqinit kishte paralajmëruar që para shpalljes së tij.

Për fat të keq, edhe një herë vërtetohet se NP “Të Mirat Detare” nuk është e aftë të zbatojë procedurën e tenderimit në mënyrë të ligjshme dhe transparente. Deri më sot, asnjë kontratë me shfrytëzuesit e pasurisë detare në territorin e Komunës së Ulqinit nuk është lidhur, ndërsa në të njëjtën kohë ka indikacione se ndërmarrja planifikon të shpallë një tender tjetër – gjë që do të ishte një goditje shtesë për komunitetet lokale dhe turizmin në tërësi.

Për shkak të qasjes jo profesionale dhe të papërgjegjshme, qiramarrësit janë vendosur në një pozitë jashtëzakonisht të pafavorshme. Si pasojë e kësaj, plazhet nuk ishin të gatshme për pritjen e turistëve të 1 Majit, që ka qenë praktikë e zakonshme në vitet e kaluara. Në vend që të sigurohet stabilitet dhe siguri në përgatitjen e sezonit, po punohet në anulimin e tenderëve për disa lokacione.

Komuna e Ulqinit me të drejtë të plotë shpreh pakënaqësinë me këtë zhvillim të ngjarjeve. Mendojmë se tenderi është dashur të shtyhet dhe kontratat ekzistuese të zgjaten me një Aneks për sezonin 2025. Kjo do të mundësonte që të gjitha procedurat e ardhshme të zbatohen në përputhje me ligjin, aktet nënligjore dhe me transparencë të plotë – ashtu siç ndodh në destinacionet e zhvilluara turistike.

Gjendja aktuale e plazheve, stagnimi në përmirësimin e ofertës turistike dhe politikat publike të dështuara, për të cilat Komuna e Ulqinit ka paralajmëruar disa herë, vërtetojnë se NP “Të Mirat Detare” prej kohësh ka pushuar së kryeri funksionin për të cilin është themeluar. Për këtë arsye, mendojmë se është koha e fundit që kjo ndërmarrje të transformohet në Agjenci, që do të ishte një model i pranueshëm për të gjitha komunat bregdetare.

I bëjmë thirrje Kuvendit të Malit të Zi që urgjentisht të shqyrtojë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Pasurinë Detare, si dhe të ligjeve të tjera përkatëse. Vetëm përmes decentralizimit të mirëfilltë mund t’u mundësojmë komunave të menaxhojnë në mënyrë të përshtatshme territorin e tyre dhe të sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm të komuniteteve lokale.